“Jemi ndërtuar për trofe”, Edlir Tetova beson te përmbysja e rezultatit: Egnatia është me strategji të qartë për finalen

by KLIKOJE.AL

Edlir Tetova ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të luajë ndaj Partizanit. Takimi që vendos një nga finalistët e Kupës, nis nesër në orën 19:00 te “Arena e Demave”. Trajneri Tetova u shfaq optimist para ndeshjes së kthimit, ndërsa e para u humb nga kampionët me rezultatin 0-1.

Ndeshja e parë- Sigurisht që është një ndeshje që ekipi ka bërë mirë në lojë, raste, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racionalë në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka më ndeshje kthimi, ksështu që gjithçka mbaron.

Besimi te përmbysja- Kam një grup lojtarësh që dinë çfarë është vështirësia dhe rezultati në disavantazh. Shpresoj shumë te grupi që kam.

Ndryshime në formacion- Lajm i mirë është rikthimi i Xhemajlit dhe Sotës. Nuk është se kemi vendosur gjë akoma se janë dy ditë shumë afër, ndeshje të ngjeshura me njëra-tjetrën. Sot do shikojmë gjithçka.

Gjendja fizike dhe psikologjike- Jemi në 99.9% të konkludimit të kampionatit, jemi në vend të parë. Gjendja psikologjike e lojtarëve është optimale, kështu që mendojmë vetëm ndeshje gjysmëfinale nesër.

Humbjet me Partizanin- Nuk është reale ajo që ka ndodhur, kemi pasur shumë efektivitet në lojë, me raste. Mendoj që vetëm diçka për lojtarët e mi është rregullimi i shënjestrës.

Kundërshtari- Është strategji, çdo gjë do të shikohet nesër.

Objektivi- Përderisa jemi fituesit e tre trofeve, mendojmë të kemi vazhdimësi. Jemi ndërtuar për trofe, kështu që mendoj kemi vazhdimësi edhe nesër. Përfundoi Edlir Tetova.

LEXO ME SHUME:“Jemi gati për çdo lloj situate”, deklaratë kompromentuese e Skënder Gegës: Egnatia ka pikësynimet e veta, ndryshe luan me ne, ndryshe me…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.