224
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Tiranën, ku një ish-basketbollist i ekipit Liders ka ndërruar pas një aksidenti të pësuar në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Autoritet përkatëse kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, ka pësuar atak kardiak.
“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në një njoftim të bërë nga Policia e Tiranës.