Teksa ethet e nominimit sa vijnë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte. Kjo duket se e preku shumë moderatoren, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.
“Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.
DEBATI I PLOTË
Luizi: Thashë a më don, jo nuk më do Kiar
Kiara: Edhe më shumë se ç’mendon ti
Luizi: Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?
Kiara: Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?
Luizi: O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj
Kiara: Me kë po flet ti, kujt i flet kështu
Luizi: Po s’ma var moj
Kiara: Kujt i fishkëllen ti ashtu?
Luizi: Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar
Kiara: Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh
Luizi: Po si moj të flas se më doli goja mbrapa
Kiara: Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë
Luizi: Po s’po ma var pra
Kiara: Boll çfarë…
Luizi: Mos ma ngri zërin kaq të them. Hera e fundit që ma ngre zërin se e di sa më ke prekur sot që më ke ardhur ashtu duke ngritur zërin aty
Luizi: Si të kam ardhur
Kiara: E di si më bërë të ndihesha? Si të pavlerë komplet. Boll Luiz. Është hera e disatë që më bërtet