E FUNDIT/ Partizani vazhdon merkaton, rikthen në kryeqytet ish-lojtarin e Kombëtares

FK Partizani ka njoftuar rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanelën e kuqe.

Për Emiljano Vilën ky është rikthimi i tretë. Në sezonin 2014-2015 Vila luajti 34 ndeshje duke shënuar katër gola. Ndërsa pas eksperiencës te Inter Baku Vila u rikthye sërisht në vitin 2016–2018 duke regjistruar 67 ndeshje dhe 5 gola.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë