E FUNDIT/ Konflikti me presidentin Demrozi e dështimi i transferimit në Turqi, 24 orët e bujshme të Hysen Memollës

by S.M

Hysen Memolla do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Mbrojtësi, një nga pikat më të forta të rrogozhinasve në sezonin e fundit do të transferohej në Turqi te Bodrum Spor, por pikërisht kur klubi turk i kishte prerë biletën e avionit, 31-vjeçari e refuzoi për një detaj aspak të parëndësishëm. Klubi turk nuk dëshironte të firmoste kontratën në prani të menaxherit të lojtarit ndoshta për të evituar komisionet.

Këtë gjë lojtari nuk e ka pranuar duke bërë që akordi të sfumohej. Sipas asaj që filtron nga klubi rrogozhinas shitja erdhi me incidentin që ndodhi në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Gjatë momentit të zëvendësimit, familjarët e Memollës kanë reaguar keq duke u konfliktuar në tribunë me presidentin Demrozi. Sidoqoftë, palët në këtë pikë duhet të vazhdojnë bashkëpunimin deri në fund të kontratës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.