204
Java e parë e nisjes së përgatitjeve pritet të jetë shumë e rëndësishme për AF Elbasanin, për vetë faktin se pritet të ndodhin edhe goditjet më të rëndësishme në merkato. Verdheblutë zbresin sot në fushë për të nisur nga puna, ku e gjithë vëmendja lidhet me ata që do të përgjigjen në apel ditën e parë.
Deri më tani janë konfirmuar Bruno Lulaj dhe Klidis da Silva në mbrojtje, si edhe Kristian Dros në mesin e fushës. Megjithatë në minutat e funditl, klubi verdheblu ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Në postimin e klubit, shkruhet se politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden në vija të përbashkëta.