Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro.
Sipas gjermanes “Bild”, pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin barkas.
Mësohet se shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketa të lëshuara nga Hamasi.
#Raketenalarm in Tel Aviv. Die Regierungsmaschine wird umgehend evakuiert. @Bundeskanzler wird in einen Schutzraum gebracht. Wir legen uns vor dem Flugzeug auf den Boden. @robinalexander_ @frautoroxel pic.twitter.com/OTWV55KUoA
— Sara Sievert (@sara__si) October 17, 2023
Sipas informacionit të BILD, BKA më pas kontrolloi avionin qeveritar dhe makinën me të cilën Scholz është evakuuar.
Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro. Alarmi i raketave filloi papritmas në Tel Aviv në orën 18:33 me orën gjermane, ndërsa kancelari po zhvillonte diskutime politike.