E bujshme! Chelsea afron kartonin e Brojës për sulmuesin që po shkëlqen në Angli

by S.M

“Fichajes” bën me dije se Chelsea për të zgjidhur problemin me sulmin është gati të shpenzojë të tjerë miliona euro për shërbimet e sulmuesit të Bretford, Ivan Toney.

Sipas portalit spanjoll drejtuesit e Chelsea-t po mendojnë një mënyrë për të ulur çmimin e kartonit të 27-vjeçarit. Për Brentford, Toney vlen rreth 80 milionë euro. Shifra është e lartë edhe për një ekip si Chelsea dhe mendohet se në këtë tratativë mund të futet edhe kartoni i Brojës.

Siç dihet vlera e shqiptarit në merkato është rreth 28-30 milionë euro. Chelsea shpreson të ulet në tavolinë me Brentford me një plan të qartë. Ekipi anglez do të përfitonte rreth 50 milionë euro dhe shërbimet e Brojës në këmbim të sulmuesit.

27-vjeçari vitin e kaluar u paraqit mjaft mirë me Brentfordin duke shënuar 20 gola në 33 ndeshje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.