Dy shokët e skuadrës te Egnatia nuk e harrojnë Dwamenan, zbulojnë tatuazhin në kujtim të tij (FOTO)

Pavarësisht ndarjes nga jeta, Raphael Dwamena ka mbetur në memorien dhe zemrën e të gjithë futbolldashësve, por veçanërisht miqve të tij që e kanë pasur shok ekipi.

Jurgen Goxha, ish-mbrojtësi i Egnatias dhe Donald Mëllugja, mesfushori i rrogozhinasve kanë publikuar në InstaStory, tatuazhin kushtuar Raphael Dwamenas. Në tatuazh shihet sulmuesi ganez dhe përbri tij “Prehu në paqe”, së bashku me ditën e vdekjes.

Një gjest fisnik nga miqtë e tij duke treguar se do ta kujtojnë përjetësisht shokun e tyre.

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër