Pogradeci, me stofin e debutuesit, sezonin e ri në Kategorinë e Parë e ka nisur me një fitore në shtëpi dhe një humbje në transfertë. Në këto 180 minuta të para të kampionatit ekipi ndodhet brenda pritshmërive. Liqenorët janë rikthyer pas dy sezonesh në të parën, por trajneri Nikaj thotë se do të mundohen të bëjnë një kampionat sa më të mirë, duke parë gjithnjë për lart.
“Jemi një skuadër e riformatuar. 50% e grupit është ai që ka qenë në Kategorinë e Dytë, ndërsa 50% janë lojtarë të ardhur. Kjo kërkon kohën e vet për harmonizimin e skuadrës. Do të mundohemi të bëjmë një kampionat sa më të mirë. Të shikojmë gjithmonë për lart, jo për poshtë. Nuk kemi çfarë diskutojmë shumë, kur skuadra si Flamurtari humb edhe në fushën e vet. Nuk duhet të futemi në panik, thjesht të vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri i liqenorëve.