Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit. Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e tij.
Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga vajza në fjalë, Jurgena Tusha .Mbrëmjen e djeshme ajo ka hapur një llogari në Instagram ku ka thënë për herë të parë anën e saj të historisë.
Duke mohuar fjalët për Meridianin, Jurgena ka pranuar se është kër cënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dor ëzonte Instagram-in e tij. Shoqja e Luizit ka postuar një tjetër story në Instagram duke u shprehur se do i nxjerrë të palarat produksionit dhe disa vipave.