Kjo jo vetëm që ju jep kënaqësi, por gjithashtu ka shumë përfitime!
Puthje: një fjalë, emocione të pafundme. Me vetëm një veprim, ju mund të shprehni ndjenja që fjalët nuk munden. Nga puthja franceze, e cila përfaqëson dashurinë, dhe pasionin, deri te një puthje në duar. që është një shenjë mirësie dhe respekti, puthja është një nga protagonistët më të mëdhenj të jetës sonë të përditshme dhe një nga “mjetet” më të mirë të atyre që ndiejmë.
Do të ishte e padrejtë, pra, për një shprehje kaq të rëndësishme për jetën tonë të mos kishte patur Ditën e saj Botërore.
6 Korriku tani është vendosur si Dita Ndërkombëtare e Puthjeve dhe me këtë rast, ne ju paraqesim 6 arsye themelore – përtej kënaqësisë që duhet t’i jepni me zemërgjerësi dhe pa hezitim puthjet tuaja në çdo mundësi!
6 Arsye për të puthur më shpesh:
Kjo ju bën të ndjeheni më të lumtur
Gjatë puthjes, truri lëshon endorfina, hormonet që janë natyrshëm analgjezikë dhe anksiolitikë (kundra ankthit dhe stresit). Kështu që një puthje është e mjaftueshme për të zvogëluar ndjenjat e këqija dhe për t’ju bërë të ndjeheni më të lumtur.
Djeg kaloritë!
E megjithatë, puthja të ndihmon ta bësh edhe këtë! Një minutë puthje përveç kënaqësisë që ju jep mund të ju ndihmojë të digjni 26 deri në 39 kalori.
Të… Stërvit!
Është një mënyrë e thjeshtë për të ushtruar muskujt e fytyrës dhe veçanërisht qafën dhe nofullën tuaj, të cilat janë gjithashtu pika të vështira për tu ushtruar. Një eliksir perfekt i rinisë, pasi është një “facelift” mini natyral.
Përmirëson shëndetin tuaj
Puthja ul presionin e gjakut dhe rregullon më mirë rrahjet e zemrës suaj. Kështu, enët e gjakut hollohen dhe gjaku qarkullon më mirë në trupin dhe organet tuaja, duke zvogëluar dhimbjet e mundshme.
Ju jep higjenë më të mirë në gojën tuaj
Gjatë një puthje, organizmi juaj prodhon më shumë pështymë, e cila natyrisht pastron zgavrën me gojë!
Rrit disponimin erotik
Është një nga llojet më themelore që ju ndihmon të vini në gjendje shpirtërore erotike.