Dinamo-Tirana, sfida e programuar ditën e shtunë, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.
Më parë ishte vendosur që ndeshja të niste në orën 16:00, por me kërkesë të klubit blu është bërë ky spostim orari, me qëllimin për të pasur më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Dinamo luan në Elbasan si skuadër pritëse, kështu që edhe derbet do t’i zhvillojë aty.
Kujtojmë që ndeshja e fazës së parë mes Tiranës dhe Dinamos, që përfundoi në barazim pa gola, u luajt në stadiumin e Vlorës, në një terren jo shumë të përshtatshëm.
“Elbasan Arena” ka një tapet goxha të mirë dhe të shtunën pritet që Dinamo-Tirana të shpalosin vlerat e tyre më të mira. Në stadium pritet të ketë edhe tifozë elbasanas, duke qenë se skuadra e tyre luan në transfertë këtë fundjavë. Klubi Dinamo do të publikojë këto ditë edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje që mbyll fazën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e javës së kaluar.
REZULTATET E JAVËS SË KALUAR
Dinamo nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Laçit dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një barazim, megjithatë, ka qenë i mbushur me emocione dhe mundësi për të dyja skuadrat. Një faktor që ndikoi në zhvillimin e lojës ishte terreni i rënduar nga shirat, që bënin që topi të ngecte shpesh në ujë. Kjo e vështirësoi lojën, duke e bërë të vështirë kontrollin e topit dhe pasimin, sidomos për mbrojtësit dhe sulmuesit, të cilët shpesh nuk mund të ekzekutonin goditje të sakta.
Tirana vazhdon të thellojë krizën e rezultateve, duke regjistruar barazimin e 12-të në 17 ndeshje të Superiores këtë sezon. Në sfidën përmbyllëse të javës së 17-të, bardheblutë ndanë pikët me Teutën, pas një ndeshjeje të vakët dhe pa gola, të zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”.