150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe

by KLIKOJE.AL

Te Dinamo po shfaqen qartë shenjat e para të një krisjeje mes trajnerit Ilir Daja dhe presidentit Ardian Bardhi. Shkak është bërë çështja e Hekuran Berishës, sulmuesit 20-vjeçar për kartonin e të cilit klubi shpenzoi 150 mijë euro në merkaton e verës, por që nuk ka gjetur asnjëherë hapësirën e pritur në planet e stafit teknik.

Berisha u afrua me bujë si një investim për të tashmen dhe të ardhmen, por që në javët e para u bë e qartë se nuk ishte në preferencat e Ilir Dajës. Trajneri i bluve nuk e ka konsideruar asnjëherë sulmuesin si alternativë reale, duke e aktivizuar në total vetëm 8 ndeshje në Abissnet Superiore, prej të cilave vetëm një herë si titullar, shpesh si zgjedhja e fundit nga stoli.

Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi në nivelet drejtuese të klubit, pasi investimi financiar nuk u pasqyrua kurrë në fushë. Për këtë arsye, palët kanë vendosur që rrugët të ndahen, me Berishën që do të rikthehet në Kosovë për t’u bashkuar sërish me Dukagjinin, skuadër ku militonte përpara transferimit në Shqipëri.

Largimi i sulmuesit shihet si një pranim i heshtur i dështimit të këtij operacioni merkatoje, ndërsa në ambientet e Dinamos flitet për një raport jo edhe aq harmonik mes trajnerit dhe drejtuesve, me këtë rast që ka nxjerrë në pah dallimet në filozofinë e ndërtimit të skuadrës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.