“Nëndetësja” Dinamo nuk pyet për “dallgët” e Vlorës, leksion Flamurtarit (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 0-3 në Vlorë. Ekipi i Ilir Dajës mori tjetër fitore të madhe, pas asaj ndaj Tiranës me shifrat 6 me 2.

Lorenco Vila zhbllokoi takimin me rastin e parë për Dinamon në pjesën e parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë, ku dinamovitët me rastin e parë të rrezikshëm që krijuan ia dolën të dyfishojnë shifrat.

Më pas Xhejms, që u aktivizua nga stoli, mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës së vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Flamurtari pati rastet e saj, por bëhej fjalë për goditje nga jashtë zone.

Vlonjatët mbeten në vendin e parafundit me 13 pikë, ndërsa Dinamo ngjitet në vendin e tretë me 1 pikë më tepër se Vllaznia.

LEXO ME SHUME:Mbyllet me sherr e polemika, Tsague i jep fitoren Elbasanit, Vllaznia e ka me gjykimin (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.