Nga Tirana u largua si i padëshurar, Ian Soler “tradhton” bardheblutë, transferohet te kuqezinjtë

by KLIKOJE.AL

Ian Soler është drejt një kapitulli të ri në karrierë. Mesfushori spanjoll, i cili u largua nga Tirana si i padëshiruar, pritet të transferohet në kampionatin e Kosovës, ku destinacioni i radhës do të jetë skuadra e Drenicës.

Pas një eksperience jo të suksesshme me bardheblutë, Ian Soler nuk ishte më në planet e klubit kryeqytetas dhe u detyrua të kërkojë një sistemim të ri. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se bisedimet me Drenicën janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Kalimi në Kosovë shihet si një mundësi për lojtarin që të rigjejë formën dhe vazhdimësinë, ndërsa për Drenicën afrimi i tij përfaqëson një përforcim me eksperiencë për repartin e mesfushës në objektivat e sezonit.

Në ditët në vijim pritet konfirmimi zyrtar i transferimit, me Solerin që do të nisë menjëherë aventurën e re në elitën e futbollit kosovar.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Nesër bëhet prezantimi, ish-i i Tiranës drejt Partizanit si drejtor sportiv (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Teuta bën "BOOM" në merkato, klubi durrsak zyrtarizon dy sulmues 12/01/2026 - 18:55

[…] LEXO ME SHUME:Nga Tirana u largua si i padëshurar, Ian Soler “tradhton” bardheblutë, transfe… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.