Dinamo ka arritur të fitojë ditën e sotme ndeshjen e fundit të Superiores për këtë javë. Elbasani u mund në impiantin e vetë me shifrat 3-1.
Dinamovitët kaluan të parët në avantazh në pjesën e aprë falë një keqkuptimi mes Abaloras dhe Lulajt. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Nëndetëses”, edhe pse ekulibrat ishin të dukshme.
Në pjesën e dytë, Zabërgja dhe njëherë tregoi klasin dhe se çfarë lojtar është. “Dardani” mori topin dhe në anësore të zonës elbasanase shtangu portierin me një kënd preciz. Ai fill pas golit përqafoi Ilir Dajën.
U duk sikur Dinamo do e shpartallonte Elbasanin si rezultati 5-0 i vitit të kaluiar, por Tsague mendoi të surprizonte të bardhët. Pati incidente të tifozëve gjatë shënimit të lojtarit verdheblu. Qartë nga pamjet u duk një konfrontim mes forcave policore dhe grupit “Tigrat Verdheblu”.
Super sulmuesi i Dinamos, Itodo Mandela lëshoi vulosjen e rezultatit dhe festoi në mënyrë të veçantë duek kërcyer. Rivalitet, futboll i bukur, gola dhe përplasje, me pak fjalë një takim me të gjitah nuancat.
LEXO ME SHUME;Dinamo e nis mbrapsht vitin 2025, Bylis e “kap mat” në minutat e fundit (video)
HUMBJA NDAJ BYLISIT RIKUPEROHET SHPEJT
Dinamo e nis keq vitin 2025. Ekipi dinamovit mposhtet nga Bylis me rezultatin surprizë 2-1. Përballja e vlefshme për javën e 20-të të Superiores prodhoi emocione të forta. Ishin pikërisht këta të fundit që shënuan golin e parë me anë të Markut në minutën 19’. Në krahun tjetër, Dinamo barazoi shifrat me Zabërgjën në të 49-tën. Ndërsa në frymën e fundit të sfidës, ishte Berko që shënoi një gol të çudtishëm, për t’i dhënë fitoren Bylisit.