Dinamo me mbrojtje të copëtuar, Ilir Daja duhet të improvizojë në takimin ndaj Vllaznisë

by KLIKOJE.AL

Dinamo barazoi pa gola ndaj Teutës ditën e hënë, në një ndeshje që i kishte të gjitha përveç golave. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, e mbylli takimin me një lojtar më pak për shkak se doli me karton të kuq Bekim Maliqi.

Mbrojtësi i djathtë u ndëshkua me dy të verdhë, teksa i dyti që mori shkaktoi jo pak polemika sepse ishte për simulim në mesfushë. Ky karton i kuq, e detyron Dajën që të bëjë sërish ndryshime në formacion dhe e pret një ndeshje mjaft e vështirë, në transfertë kundër Vllaznisë. Maliqi nuk do të jetë për të ndihmuar skuadrën e me shumë gjasa, titullar do të jetë Jorgo Meksi.

Ky i fundit, ka qenë titullar në fillim të sezonit si edhe ka luajtur shumë ndeshje në sezonin e shkuar, por paraqitjet e Maliqit e kanë ulur në stol lojtarin. Meksi, përveç se të ndihmojë skuadrën për të marrë më të mirë, patjetër duhet që të bindë edhe trajnerin Ilir Daja për formën e tij në mënyrë që të rikthehet sërish si titullar.

Veç Maliqit, një tjetër mungesë do të jetë ajo e Naser Alijit i cili nuk është bashkuar ende me grupin ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Këtë sezon, në të djathtë ka luajtur edhe Teikseira, por mungesa e Alijit e ka kthyer mbrojtësin në titullar si qendërmbrojtës, roli i tij natyral. Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos, do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”. Në fazën e parë, Dinamo fitonte në Elbasan 3-1.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.