Dhuratë për tifozët e Partizanit, zbuloni se ku mund ta shihni ndeshjen me BATE Borisov

by KLIKOJE.AL

Partizani do të përballet me BATE Borisov në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Champions League, më 11 korrik në orën 20:45 në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht nga televizioni pa pagesë “MCN TV”.

Një lajm fantastik ky për tifozët e kuq që do të kenë mundësinë të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës nga rehati e shtëpisë apo gjatë pushimeve ku mund të ndodhen.

Skuadra po vijon të punojë në fazën përgatitore në Pogradec ku nuk kanë munguar as ditët relaks si ajo e djeshmja me klubin që shtroi një drekë në zgarë. Objektivi është kalimi i të paktën një raundi i cili do të sjellë fitime më të mëdha dhe një rrugë më të lehtë drejt grupeve të Conference League.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.