Dhuna mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, pesë persona në spital, policia shoqëron dy prej ultrasve

Pesë persona janë shturar në spitalin e Lezhës pas përleshjes mes tifozërive të Tiranës dhe Vllaznisë në Reps, pasditen e sotme. Të lënduarit kanë patur fraktura nga përplasja fizike dhe po marrin mjekimin e nevojshëm nga mjekët. Ndërkohë, edhe policia ka shoqëruar disa ultras të tjerë nga të dy tifozëritë e skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes.

Në një vend pushim anash rrugës, tifozëritë janë përplasur duke përdorur edhe sende të forta si shkopinj e karrige të lokaleve aty pranë.Kjo ngjarje e ka patur zanafillën që përpara ndeshjes në rrjete sociale ku tifozët kishin thumbuar njëri-tjetrin. Përplasjet në distancë vijuan në stadium ndërsa dhuna ekstreme u zhvillua në rrugën drejt kthimit në shtëpi.

Në videon e publikuar nga vetë tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics” shihen pamje të dhunës që nuk i shkon aspak për shtat lojës më të bukur në botë. Këto ngjarje duhet të qëndrojnë jashtë futbollit, i cili duhet të përcjellë vetëm mesazhe paqeje.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)