Partia Demokratike ka publikuar të tjera detaje në lidhje me tenderin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti Endri Hasa thotë se përfituesi i vërtetë i tenderit dhënë kompanisë Web & Development Communication është Carlo Bolino, pronari i medias Report Tv, që sipas PD është media afër pushtetit.
PD thotë se disponon të dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit, pronar i Web & Development Communication nga shtatori 2019 deri në mars 2020.
“Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino”, thuhet në deklaratën e Hasës.
Kjo skemë fitimi, thotë Hasa, tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes. Ai thotë se kjo është një provë për SPAK, i cili duhet të tregojë se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.
Deklarata e Endri Hasës
Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.
Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.
Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.
Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.
Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.
Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.
Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.
Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!
Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.
Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.
Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.
SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.
Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.