Çudira shqiptare, zyrtarizuan dy lojtarë me bujë në janar, Erzeni i largon pas humbjes me Egnatian

by KLIKOJE.AL

Klubi i Erzenit ka bërë një lëvizje të papritur në ditët e fundit të merkatos, teksa ka zyrtarizuar largimin e dy lojtarëve.

Vetëm pak orë pas humbjes përballë Egnatias me shifrat 3-2, shijakasit kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë kontratën me portierin Bruno Puja, i cili ishte titullar në këtë sfidë. Puja ishte afruar gjatë merkatos së dimrit te shijakasit, por klubi ka marrë këtë vendim pas gabimit të sotëm të tij ndaj rrogozhinasve.

E njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin nigerian Pol Shon Komolafen. Klubi gjithashtu ka ndërprerë marrëveshjen që kishte lidhur në fillimin e këtij viti me futbollistin në fjalë, duke mbyllur para kohe aventurën e tij në radhët e shijakasve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.