Sipas një deklarimi më datë 12/6/2020 nga Ministri grek i Turizmit është thënë se “shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik dhe jo më 15 qershor për turistët siç ishte deklaruar më parë”
Ky vendim vlen për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që fluturimi që ishtë planifikuar për në datën 15 qershor Tiranë-Athinë nuk u anulua pasi bllokimi është bërë vetëm për turistët.
Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim, ata do të lejohen.
Por, ajo që i shqetëson qytetarët është se sa ka vajtur çmimi për një biletë nga Agjencitë e Udhëtimeve Rrugore nga Shqipëria për ne Greqi?
Klikoje.com ka zbuluar se çmimi për një biletë drejtë Greqisë kushton 70 Euro nga 25 Euro që ka qënë bileta minimale para COVID-19.
Sipas Agjencive kjo rritje vjen për shkak se qytetarët janë të “detyruar” të paguajnë vëndin në krah, i cili do të jetë bosh.
Deri më datë 31 Qershor do të lejohen vetëm personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, ndërsa turistat do presin edhe pak…