Kush nuk dëshiron të konsumonjë një ëmbëlsirë sa herë t’i shkojë mendja?
Megjithatë kjo jo gjithnjë është e mundur për shkak të efekteve që ato sjellin kohë pas kohen në shëndet.
Prandaj të gjithë njerëzit mundohen të rezervohen pak kur vjen puna tek konsumimi i sheqernave.
Ne ju sugjerojmë të mos hiqni dorë tërësisht nga to, por të përgatisni një recetë të shëndetshme.
Përbërësit
1 gotë gjalpë kikiriku
1 filxhan çaj vaj kokosi
1 lugë gjelle mjaltë
Pak kripë
½ gotë tërshërë tërshërë
60 gr çokollatë e zezë
40 gr arrë kokosi e bluar
Përgatitja
Vendosni letër furre në një tavë dhe mbi të vendosni tërshërën dhe arrën e kokosit. Futeni atë në furrë të nxëhtë për rreth 10 minuta, për aromë më të fortë dhe shije më krokante.
Në një tas hidhni gjalpin e kikirikut në temperaturë ambienti, mjaltin dhe i përzieni mirë derisa masa të ketë marrë një trajtë homogjene.
Pasi keni nxjerrë tërshërën dhe arrën e kokosit nga furra i shtoni tek masa e gjalpit të kikirikut.
Përziejeni me kujdes me anë të një spatule derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.
Me anën e një luge e ndani brumin në topa të vegjël (për t’i dhënë formën e duhur rrotullojeni brumin me pëllëmbë) dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine.
Topat e gjalpit të kikirikut futini në ngrirje për disa minuta ndërkohë që shkrini çokollatën.
Vendosni çokollatën dhe gjalpin e kikirikut ne banjo-mari derisa masa të shkrihen.
Nxirrni topat e gjalpit të kikirikut nga ngrirja dhe me anë të një piruni i fusni një nga një tek tasi i çokollatës derisa të jenë mbuluar tërësisht.
Me anë të pirunit i riktheni sërish në tavë.
Topat spërkatini nga sipër me pak kripë dhe futeni tavën në frigorifer.
Pas një ore mund t’i konsumoni të freskëta e të shëndetshme.