Nga Venezuela në Shqipëri/ Klubi i Kategorisë së Parë prezanton sulmuesin (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Christian Egbutudike është futbollisti i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e radhës në ekip. Në një postim në rrjetet sociale, klubi verilindor ka prezantuar sulmuesin më të ri. Lojtari i huaj ka firmosur me blutë për 3 sezone e gjysëm dhe shihet si një plan afatgjatë për realizimin e golave. I riu i talentuar vjen nga Amerika Latine në Shqipëri. Christian Egbutudike bëhet pjesë e kuksianëve pas aventurës me Caracas.

Klubi i fundit i afrikanit është skuadër e njohur në Superligën e vendit komunist pasi Caracas përfaqëson kryeqytetin e shtetit të Maduros. Egbutudike është me origjinë nga Nigeria dhe ka potencial dhe moshë për t’u zhvilluar. Mbetet për t’u parë se si nigeriani do të ambientohet me ndërrimin e kontinenteve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni 2 ndeshjet që do të transmetohen në fundjavë

Ditën e shtunë do të luhet java e 22-të e Kategorisë së Parë dhe e fundit që do të mbyllë fazën e dytë. Një javë që do të sjellë përballje interesante, e pse jo ndryshim hierarkish në klasifikim. Të gjitha takimet do të luhen në orën 13:30, ndërsa rrjeti i radio televizionit shqiptar, si transmetues zyrtar do të transmetojë dy përballjet më interesante. Në RTSH Sport, vjen kryendeshja mes Flamurtarit dhe Besës, dy nga skuadrat po duelojnë në distancë për të arritur promocionin. Aktualisht ekipi vlonjat renditet në vendin e dytë me 49 pikë, dhe do të tentojë të vijojë formën e mirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.