“Çfarë të them, na u anulua goli padrejtsisht”, Memushi kapet me arbitrimin: Kundërshtari ka 6 takime që ka luajtur 110 minuta dhe ka fituar ndeshjen

by KLIKOJE.AL

Flamurtari nuk arriti të fitonte përballë Elbasanit teksa bëri maksimumin duke përmbysur rezultatin edhe me 10 lojtar, por VAR i anuloi golin e fitores në fund. Pas ndeshjes, trajneri Eqerem Memushi foli për MCN TV.

“Jam i kënaqur. Na kënaq rezultati 1-1. Pjesa e fundit është diskutuar shumë edhe në medie që ka edhe sistem VAR. Mendoj se ishte një gol i rregullt dhe na u anullua padrejtësisht. I uroj sukses Elbasanit pasi e meriton të jetë në Superiore. Kjo është një rrjedhë ngjarjesh në këtë stadium dhe kësaj rradhe ishim ne. Tani nuk e di kush është i rradhës. Mund të jenë 6 takime që Elbasani ka luajtur 110 minuta dhe ka fituar ndeshjen.

Unë kisha pak kohë, e kam ndjekur skuadrën time. Kishja besim pasi kemi kualitet, duhej pak ekuilibër. Ndryshuam modulin dhe e kemi thjeshtuar stërvitjen për të qenë më të qartë. Jam i kënaqur nga skuadra në anën e karakterit. Donim ta bënim kampionatin më të bukur me një fitore sot.

E vetmja rrugë për Flamurtarin është të rikthehet në elitë. Skuadra është e mirë, me emra të mirë. Vendi i tretë është objektivi ynë momentalisht për të qenë me këmbë në tokë”, tha Memushi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.