Çfarë po paralajmëron Donald Trump nëse arrestohet: Mund të jetë katastrofik për vendin tonë

by KLIKOJE.AL

Ish-presidenti Trump, ka paralajmëruar “vdekje dhe shkatërrim” nëse ai akuzohet nga prokuroria e Nju Jorkut për ryshfetin e dhënë, yllit të filmave porno në vitin 2016, për të heshtur për një skandal që mund t’i shkatërronte fushatën presidenciale.

Komenti i Trump vjen gati një javë pasi ai pretendoi se do të arrestohej në lidhje me rastin dhe u kërkoi mbështetësve të tij të protestonin.

“Çfarë lloj personi mund të akuzojë një person tjetër, në këtë rast një ish-President i Shteteve të Bashkuara, i cili ka marrë më shumë vota se çdo president në histori në detyrë dhe kandidat kryesor për nominimin e Partisë Republikane, për një krim? Kur dihet nga të gjithë se nuk është kryer asnjë krim dhe dihet gjithashtu se vdekje dhe shkatërrim mund të vijë nga një akuzë kaq e rreme dhe që mund të jetë katastrofik për vendin tonë?”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ish-presidenti, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, ka kritikuar vazhdimisht Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili drejton hetimin e ndaj tij. Trump postoi edhe një foto të tij  duke mbajtur një shkop bejsbolli në njërën anë dhe një foto të Bragg në anën tjetër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.