Çfarë po ndodh?! Trajneri i Partizanit vendos veton, klubi largon Bruno Telushin (POSTIMI)

by KLIKOJE.AL

Bruno Telushi nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Ndeshja ndaj Bate Borisov ka sjellë pakënaqësi te kapiteni, i cili u la në stol nga trajneri Zoran Zekic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa falenderon lojtarin për kontributin e dhënë.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij”, ka shkruar klubi kryeqytetas.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.