Çfarë nuk u pa pas ndeshjes?! Sylvinho urdhëron lojtarët të shkojnë te tifozët, zbulohet çfarë ndodhi më pas (video)

by KLIKOJE.AL

Humbe dinjitoze me një paraqitje të kënaqshme nga Shqipëria në miqësoren kundër Suedisë. Raste, gol i anulluar dhe një penallti e mohuar për Armando Brojën ishin disa tema kryesore të sfidës. Ndeshjen e vendosi goli i Nilsson në minutën e 62′. Sulmuesi përfitoi edhe nga një mungesë vëmendje e portierit Strakosha, që lejoi prekjen e rrjetës me një goditje me kokë jo e parezitueshme.

Në fund një humbje, e treta e epokës Sylvinho te Shqipëria, që ul me këmbë në tokë teknikun dhe lojtarët, bashkë me tifozët, që shpresojnë të shohin tjetër shfaqje në qershor. E megjithatë, skuadra meritoi duartrokitje që tifozët në Stokholm nuk ia kursyen.

Në fund të ndeshjes, trajneri udhëzoi lojtarët së bashku me stafin të shkonin në sektorin ku ishin tifozat e Shqipërisë dhe ti përshëndesnin.

LEXO ME SHUMËPenallti e mohuar dhe raste të shpërdoruara, Shqipëria ndryshon fytyrë, por humbja ndaj Suedisë djeg

TIFOZAT KUQEZI

Tifozat Kuqezi filluan të këndonin, njësoj sikur të kishin fituar, dhe në këtë mënyrë i japin një mesazh lojtarëve se nuk janë braktisur. Në fund një humbje, e treta e epokës Sylvinho, që ul me këmbë në tokë teknikun dhe lojtarët, bashkë me tifozët, që shpresojnë të shohin tjetër shfaqje në qershor. E megjithatë, skuadra meritoi duartrokitje që tifozët në Stokholm nuk ia kursyen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.