Këngëtari i njohur Enrique Iglesias është një ndër artistët latin më të pëlqyer në mbarë botën. E së fundmi artisti është kthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë është bërë shëndeti i tij.
Këngëtari spanjoll i habiti të gjithë pasi është larguar nga skena gjatë koncertit të tij të fundit, para miliona fansave të tij për shkak të një problemi shëndetësor. Askush nuk e dinte se çfarë kishte, por tashmë sëmundja e tij është bërë publike.
Enrique Iglesias aktualisht është duke u përgatitur për ‘The Trilogy Tour’, një seri koncertesh që do ta çojnë atë në shumë vende të botës së bashku me Ricky Martin dhe reperin Pitbull dhe ky turne do të fillojë në tetor të këtij viti.
Megjithatë, djali këngëtarit të njohur Julio Iglesias nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe ka vendosur të bëjë një pushim për t’u rikthyer fuqishëm.
Problemi shëndetësor i Enrique Iglesias quhet ‘situs inversus’. Kjo është një anomali gjenetike ku organet e gjoksit janë në anën e kundërt.
Sëmundja prek një nga 20,000 njerëz në botë dhe është gjenetike në natyrë. Situs inversus zakonisht shoqërohet me keqformime të tjera, si polisplenia ose sindroma Kartagener, ndër të tjera.