Për disa persona rënia në peshë është një objektiv i pamundur, pavarësisht aplikimit të shumë dietave dhe aktiviteteve fizike.
Gjithsesi, të paktë janë ata që e dinë se çfarë ndodhë me yndyrat e akumuluara dhe të djegura gjatë aktiviteteve fizike. Deri më tani shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrat e djegura transformohen në energji, mirëpo kjo teori është e gabuar.
Disa teori thonë se yndyrat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë e cila është e pamundur.
Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit përmes frymëmarrjes, ndërsa ujin përmes lëngjeve trupore apo djersës.
Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kilogramë yndyra humbasin përmes mushkërive përkatësisht përmes dioksidit të karbonit, ndërsa 1 kilogram del përmes lëngjeve të trupit.
Natyrshëm lind pyetja nëse mund të humbisni peshë vetëm duke marrë frymë? Për fat të keq, nuk funksionon kështu. E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioksidit të karbonit është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin dhe aktivitetin metabolik.
Këtë ritëm mund ta shpejtoni edhe duke ecur, vrapuar, gatuar apo pastruar.