Situata në shtëpinë e Big Brother Vip nuk është aspak e qetë dhe nga jashtë nuk kanë munguar reagimet e Efi Dhedhes për situata të ndryshme të krijuara aty brenda.
Siç ishte kjo e mbrëmjes së sotme, ku produksioni në moment të fundit manovroi duke dërguar në nominim Luizin, Kiarën, Oltën, Beatin dhe Dea Mishelin, vetëm që Luizi dhe Olta mos të dilnin “kokë më kokë” në televotim.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Efi, e cila ka ndarë momentin në Instastory duke shkruar vetëm “Zot më jep qetësi.” Reagim ky që përshkruan më së miri, reagimin e të gjithëve ne ku dëgjuam lojën e pistë të produksionit në moment të fundit.
Kujtojmë që gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim. Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim.
Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim. Mirëpo që Olta dhe Luizi të mos dalin “kokë më kokë” në nominim, produksioni sërish bëri një nga manovrat e tij në moment të fundit. Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund.
Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë. Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë.