Beşiktash ka reaguar zyrtarisht në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk po kalon edicionin më të mirë të mundshëm, ndërsa klubi turk ka vendosur të prononcohet për largimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.
Klubi zyrtarisht ka përgënjeshtruar çdo lajm duke i konsideruar të rremë. Jo vetëm për Muçin, por zërat kanë qenë edhe për largimin e Elan Rikardon. Kujtojmë se kartoni i Muçit u ble rreth 1 vit më parë nga Legia e Varshavës. Beşiktash pagoi plot 10 milionë euro për sulmuesin që sapo ka mbushur 24 vjeç.
DEKLARATA E TRANSFERIMEVE NGA BEŞİKTAŞ
“Lajmet e publikuara në Fotospor me titujt “Beşiktash do të shesë Elan Ricardo-n i sapo blerë” dhe në Fotomaç me titujt “Muçi në listën e shitjeve” janë krejtësisht të pabaza. Siç e kemi thënë edhe në deklaratat tona të mëparshme, aktualisht asnjë nga lojtarët tanë nuk do të shitet.
Këto janë lajme manipuluese dhe i lusim fansat tanë që të mos i besojnë lajmeve që fabrikohen nga mediat”. Ishte deklarata e klubit turk.
Kulübümüzden Açıklama
🔗 https://t.co/LvJosOnkSj pic.twitter.com/VyuYoYKOoU
— Beşiktaş JK (@Besiktas) March 20, 2025
LEXO ME SHUME:Ernest Muçi larg Besiktasit? Solskjaerit i mjaftojnë 30 minuta për të ardhmen e sulmuesit
Ole Gunar Solskjaer trajneri i ri i Besiktas-it ka sjellur ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk. Futbollisti ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të qytetit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:E ardhmja e Ernest Muçit larg Besiktas-it? Klubi turk del me deklaratë zyrtare për lojtarin (FOTO… […]
Comments are closed