Mbi 10 milionë euro në lojë, Besiktas me dilema të mëdha për kartonin e Kristjan Asllanit

Besiktas

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. Besiktas e huazoi me të drejtë blerje nga Interi, megjithatë deri tani nuk është vendosur asgjë.

Drejtuesit ndërkohë po presin fundin e sezonit për vendimin përfundimtar. Shifra që duhet për të blerë kartonin i kalon 10 milionë euro, për këtë askush nuk dëshiron që të nxitohet. Besiktas po ashtu synon që të përfitojë zbritje nga Interi, duke e bërë që të jetë skenar i ngjashëm si me Ernest Muçin. Për këtë të fundit është Trabzonspori që kërkonte zbritje.

Gjatë kësaj kohe, stafi i Besiktasit po e monitoron me kujdes Asllanin. Procesi i adaptimit në klub është po ashtu i rëndësishëm, përpos asaj që Asllani do të japë në fushë për pjesën e mbetur. Vetë stafi i ka pritshmëritë e larta, pasi ishte zgjedhja e tij për ta afruar pas huazimit të dështuar te Torino.

LEXO ME SHUME:Rikthehet në kombëtare pas 2 vitesh, sulmuesi i Partizanit “shpërblehet” për formën (EMRI)

Related posts

Tirana në pritje të merkatos, ish-mbrojtësi kampion mund të rikthehet (FOTO)

Kristjan Asllani, fund i shkurtër në Stamboll, mesfushori nuk është as në planet e Interit

Alban Xhaferi i pranishëm në Tiranë, Vllaznia B kampione e Kategorisë së Tretë (video)