Tirana në pritje të merkatos, ish-mbrojtësi kampion mund të rikthehet (FOTO)

Hoxhallari

Sipas raportimeve të “Transfery.info”, mbrojtësi i majtë Erion Hoxhallari pritet të largohet nga Polonia Varshavë në fund të sezonit si lojtar i lirë. Kontrata e tij me klubin polak skadon në fund të muajit qershor dhe deri më tani nuk ka pasur sinjale konkrete për rinovim mes palëve. Hoxhallari iu bashkua skuadrës në vitin 2024 pas aventurës me Tiranën dhe në një kohë të shkurtër arriti të fitonte besimin e stafit teknik. Mbrojtësi shqiptar u shndërrua në një titullar të rregullt dhe një nga lojtarët më të aktivizuar të ekipit gjatë sezonit.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Një mundësi është vazhdimi i karrierës në kampionatin polak, ku tashmë ka krijuar eksperiencë dhe është përshtatur me futbollin vendas. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet as një rikthim te Tirana. Hoxhallari ka kaluar periudha shumë të suksesshme me bardheblutë, duke fituar dy tituj kampionë, një Superkupë dhe një Kupë të Shqipërisë, çka e bën një rikthim të mundshëm mjaft interesant për të dyja palët. Vendimi përfundimtar për destinacionin e radhës pritet të merret gjatë merkatos së verës.

Related posts

Kristjan Asllani, fund i shkurtër në Stamboll, mesfushori nuk është as në planet e Interit

Alban Xhaferi i pranishëm në Tiranë, Vllaznia B kampione e Kategorisë së Tretë (video)

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas