Vllaznia B ka mposhtur 4-2 Albpetrolin në finalen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është shpallur skuadra kampione e Kategorisë së Tretë.
Ndeshja u zhbllokua me golin e Enez Papajt nga penalltia. Në pjesën e dytë u rezervuan edhe tre gola për ekipin e Brikeno Bizit. Fillimisht Irdi Zekaj, më pas Aleks Naza dhe Klajti Halili. Tek Albetroli u shënuan dy gola falë penalltive. Autorë ishin Gëzim Hyska dhe Salvador Gjoni.
Si Vllaznia B dhe Albpetroli do të luajnë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm. Në ceremoninë ku u mor trofeu ishte i pranishëm edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që gëzoi me pjesën tjetër.
1 comment
Comments are closed
Add Comment