Mbylli bashkëpunimin me Vllazninë, Arsid Kruja zgjedh aventurë ndryshe në karrierën e tij

by KLIKOJE.AL

Besëlidhja ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkato, duke firmosur me mbrojtësin e djathtë 32-vjeçar, Arsid Kruja. Futbollisti shkodran konsiderohet si një përforcim me shumë eksperiencë dhe vlera, pasi në vitin 2024 u shpall në formacionin e vitit të Superligës me fanellën e Teutës.

Kruja ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, duke u aktivizuar për disa sezone edhe me Vllazninë, ku u shndërrua në një prej lojtarëve më të spikatur të skuadrës shkodrane. Me këtë lëvizje dhe me presidencen e re te familjes Fushaj, Besëlidhja tregon ambicien për të ndërtuar një skuadër konkurruese në sezonin e ri.

Martini filloi t’i reduktonte ndjeshëm minutazhin Krujës në ndeshjet e fundit të ekipit dhe në atë ndaj Vikingur në transfertë, e aktivizoi në pjesën e dytë dhe pastaj e largoi në shtesat e takimit.

LEXO ME SHUME:Miqësore me ekipin kampion, Vllaznia publikon emrin e kundërshtarit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.