Mbyllet një cikël te Besa, 24-vjeçari largohet pas tre sezonesh në Kavajë

by KLIKOJE.AL

Dorant Ahmetaj dhe Besa kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes palëve. Portieri 24-vjeçar nuk do të jetë pjesë e skuadrës kavajase në sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund një aventure trevjeçare me fanellën verdhezi.

Gardiani nga Gjilani ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit gjatë viteve të fundit, por sezoni i fundit rezultoi më i vështirë për të sa i përket aktivizimit. Konkurrenca e lartë në repartin e portës, ku Besa kishte në dispozicion edhe Mustafë Abdullahun dhe Endri Demën, kufizoi ndjeshëm hapësirat e Ahmetajt.

Megjithatë, e ardhmja e portierit pritet të vendoset shpejt. Interesi për të mbetet i lartë, me disa klube nga kampionati shqiptar dhe nga Kosova që kanë shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e tij. Përvojat e mëparshme në futbollin kosovar mund ta bëjnë një rikthim atje një opsion të mundshëm për 24-vjeçarin.

LEXO ME SHUME:Skënderbeu nis rindërtimin, largohet një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.