183
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të jetë sot në Kolonjë, për të bashkëbiseduar me ta.
“Sot në orën 11.00 – njoftoi Berisha në Fb, – mund të më ndiqni Live në një takim me banorët e trevës së mrekullueshme të Kolonjës, me të cilët do të diskutojmë për vështirësitë që ata hasin çdo ditë dhe alternativat që ne do të ofrojmë!”.
Takimet e Kryetarit të PD-së nën moton “Shqipëria në rrezik” janë të larmishme, për të prekur të gjitha sferës e jetës politike, ekonomike e shoqërore të vendit dhe trajtuar problemet që po hasin qytetarët shqiptarë në jetën e tyre.