Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë pas ftesës nga kryeministri Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së. Sot ai do të zhvillojë një takim me Hotin, më pas me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, si edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e Ramush Haradinajn. Ndërsa nesër, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:
Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së
Lulzim Basha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hoti kanë zhvilluar një konferencë për mediat. Kryetari i PD-së premtoi se nëse vjen në pushtet një ndër vendim e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.
“Një ndër vendimet e para që do të marrë si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rrënon në ekonomi dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik. Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë” tha ai.