Barazimi me Teutën lë me pasoja Tiranën, dy mungesa të sigurta në sfidën e ardhshme kundër Skënderbeut

Barazimi ndaj Teutës mund të konsiderohet me të vërtetë si një humbje për Tiranën. Ekipi bardheblu kaloi në avantazhin e dy golave, por durrsakët ia dolën të barazonin me dy realizimet e Matias Llocit. Një rezultat i tillë normalisht që pritet të ndikojë në anën psikologjike te lojtarët e Tiranës, që javën e ardhshme do të luajë ndaj Skënderbeut.

Pavarësisht këtij problemi, Julian Ahmataj nuk do të ketë në dispozicion dy mungesa të sigurta. Fjoart Jonuzi u ndëshkua me karton të verdhë kundër Teutës në minutën e 26′, duke plotësuar numrin e kartonave. Mungesë e sigurt do të jetë edhe ajo e Albi Dokës, i cili u ndëshkua me të kuq për protesta ndaj arbitrit. Duke i shtuar edhe mos rikuperimin e Najdovskit, për Tiranën pritet të jetë një përballje e vështirë kundër Skënderbeut.

Related posts

E FUNDIT/ FIFA “godet” Skënderbeun, rrezik për sezonin e ri

Lëvizje në merkato, Tirana ndahet me një nga lojtarët e sezonit (EMRI)

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)