Ballkani ka nisur me fitore fushatën eliminatore të Ligës së Kampionëve, teksa ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 1-2 me përmbysje ndaj skuadrës nga Andorra, Santa Coloma.
Vendasit gjetën golin në minutën e 22-të me anë të El Ghazoui, megjithatë skuadra nga Theranda ia doli të rikthejë baraspeshën në fundin e pjesës së parë, kur Emërllahu ekzekutoi saktë një penallti.
Golin e fitores skuadra e Ballkanit e gjeti vetëm në minutën e 90’ me anë të Bernard Karricës, i cili vulosi suksesin 1-2 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, që tashmë ka hedhur një hap të madh drejt kalimit në turin tjetër në Champions League. Zhgënjeu ndërkohë në performancën e parë në Europë skuadra tjetër shqiptare, ajo e Malit të Zi, Deçiç, që u mposht me rezultatin e thellë 3-0 në transfertën uellsiane ndaj TNS-së, teksa përmbysja duket mision i pamundur.