Ballkani bën bingo, transferon ish-futbollistin e Vllaznisë (EMRI)

Geralb Smajli është zyrtarisht një futbollist i Ballkanit. Prej ditësh lojtari ka zhvilluar fazën përgatitore me kampionët e Kosovës duke luajtur edhe në miqësore, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizmi final nga klubi.

“Të dashur tifozë, Skuadra jonë është përforcuar në krahun e djathtë edhe me një mbrojtës fantastik. Geralb Smajli, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, tashmë është veshur portokall e zi, duke nënshkruar kontratë me FC Ballkanin deri në vitin 2028.

Ardhja e Geralbit do të jetë armë shtesë e jona në rrugëtimin evropian si dhe edicionin e ri të Superligës. Futbollistit i urojmë sa më shumë suksese, drejt objektivave tona të përbashkëta”, shkruan klubi.

Smajli lë Vllazninë, skuadër nga ku nisi karrierën si futbollist dhe shkëlqeu me fanellën kuqeblu në Superiore. Mbrojtësi i djathtë ishte dëshirë e shumë klubeve, por Ballkani ia doli të rrëmbente firmën e tij.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…