AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)

I befasishëm ishte lajmi për largimin e Nevil Dedes. Elbasani njoftoi mesditën e djeshme se palët kanë ndarrë rrugët mes tyre dhe në këtë mënyrë nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin e ri.

Kështu seanca e parë stërvitore që ishte programuar të zhvillohet pasdite u bë pa Deden. Ekipi gjithsesi zbriti në fushë, teksa u drejtua nga ndihmësit e 49-vjeçarit.

Hektor Idrizaj dhe Eriol Merxha kanë drejtuar seancën e parë stërvitore, duke nisur kështu edhe përgatitjet për sezonin e ri. Dyshja do të jenë në krye të skuadrës derisa drejtuesit të gjejnë timonierin e ri.

Mbetet të shihet se kush do të marrë në odrë “frenat” e verdhebluve në Superiore, ku drejtuesit synojnë të jenë protagonistë në elitë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)