220 



Atdhe Xharavina di se si kohë pas kohe të “trazojë ujërat” në rrjetet sociale dhe të shkaktojë bujë me deklaratat e komentet e tij.
Pas ribashkimit të Borës dhe Donaldit ai u pa teksa komentonte shpesh Beatrix Ramosaj dhe kjo u mor si hakmarrje.

Dyshja shkëmbenin publikisht komente dhe ato disa herë u “përkthyen” si kunja kundrejt Borës e Donaldit.
Pasi dyshja janë përfolur për flirtim nuk është se u pa ndonjë shenjë se mes tyre po ndodh diçka.

Por Atdheu nuk rri i qetë. Ai sapo ka komentuar Trixën dhe komenti është goxha pikant.
“Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”, ka shkruar ish-konkurrenti i njohur në një foto shumë sensuale të këngëtares.

