Këtë javë në Përputhen do të jenë të ftuar të gjithë ish-konkurrentët më të spikatur që kanë qenë pjesë e emisionit për 3 sezone rresht.
E ndërkohë që dje dhe sot kemi parë disa prej tyre, me sa duket Atdhe Xharavina nuk ka marrë ende një ftesë dhe arsyet nuk i dimë!
Befasues ka qenë një postim i Atdheut dje në orarin që transmetohet programi, teksa ka publikuar një foto të tijën në divan dhe shkruan: Duke parë Përputhen.
Nuk mund të themi nëse këtë reagim e pati për Sara Malajn me të cilën pati dalë çift dhe ajo dje ishte pjesë e emisionit, për Borën me të cilën ka qenë në një marrëdhënie apo mesazh për Olsa Muhametin që t’i bëjë ftesë për një rikthim.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme kur rrjeti po ziente nga pamjet e ribashkimit të Borës me Donaldin, Atdheu postoi dy statuse përmes të cilave thoshte: “Dikur nga fundi më tha njeri I vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë.”
Një fjalë e urtë popullore thotë: ‘Ku ka zë, nuk është pagjë’!
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, prej disa ditësh është në krye të mediave rozë për arsyeje të disa pamjeve të cilat u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku ai shihet në afërsinë e Efit.
Së fundmi, Atdheu në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze, teksa ajo shihet me unazë në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës, shkruan Express.
Faqja e njohur në ‘Instagram’ – “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të moderatores Bora Zemani nga emisioni i fundit i “Për’puthen”, teksa shihet ngjyra e thonjve e njëjtë me atë të vajzës të cilën e ka publikuar Atdheu në “InstaStory”.
“Vipat e Bllokut” kanë shkruar se ndjekës të shumtë i kanë dërguar këto fotografi duke aluduar se vajza në fjalë mund të jetë Bora, për shkak se edhe kohë më parë janë publikuar disa pamje ku shihet ish-konkurrenti nga Gjakova nën shoqërine e moderatores.
Por, siç duket vajza në fjalë nuk është Bora, pasi modeli i thonjve të vajzës është katrore dhe i Borës në emisionin e fundit është më ndryshe.
Atdhe Xharavina është nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar por që vazhdon akoma të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Djaloshi nga Gjakova u vu sërish në titujt rozë dhe sërish për një femër.
Por kësaj radhe bëhet fjalë për konkurrenten e këtij sezoni, Efin.
Dyshja janë kapur “matt” teksa shkonin në një dyqan në Tiranë teksa Efi provonte fustane, Atdheu është treguar një zotëri i vërtetë dhe e ka shoqëruar.
Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.
Pak kohë më parë Atdheu pranoi në emisionin “Wake Up” se ishte në një lidhje, por nuk foli më shumë për vajzën “misterioze” dhe nuk dimë nëse Efi është ajo.
Atdhe Xharavina vazhdon të mbes nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar i “Për’puthen”.
Modeli nga Gjakova prej kohësh u përfol për një lidhje me Bora Zemanin, gjë që u demantua nga të dyja palët.
Emri i tij u rikthye sërish në fokus pas situatës Donald-Bora-Beatrix.
se Bora dhe Donaldi duheshin dhe do të rikthehen bashkë sërish, por një status i hedhur më pas bëri sërish zhurmë.
“Ti je si bora, e bukur, por e ftohtë”, shkruajti Atdheu dhe të gjithë e morën se e ka me prezantuesen.
Në një bisedë së fundmi me ndjekësit ish-konkurrenti tha se nuk ka të bëjë asgjë me Borën dhe këto thashetheme po i prishin marrëdhënien me një vajzë tjetër
“Varet se si i marrin njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare.” ,- shkroi ai.
Prej muajsh Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren Bora Zemani. Shkak janë bërë disa deklarata të papritura të djalit nga Kosova që kanë ngritur dyshimet se mes tyre ka më shumë se thjesht miqësi.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Xharavina zgjodhi të reagonte për herë të parë për t’i vënë pikat mbi “i” këtij muhabeti. Ish-konkurrenti publikoi në Instastory një status, në të cilin ndër të tjera shkroi: “Jam single dhe i lumtur. Nuk jam as me Shqipen, as me Sarën dhe as me gocën tjetër (Bora Zemani), se na keni lodh, na hapët barkun”.
Atdheu nxiti thashethemet fillimisht duke deklaruar se vajza që i ka pëlqyer më shumë nënës së tij nga programi në fakt nuk është një ish-konkurrente, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për Borën. Ai gjithashtu është shprehur se për moderatoren mund të bëjë “edhe dhjetë vite burg”.
“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në ‘Përputhen’ atëherë është ndryshe muhabeti.
Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, është një tjetër deklaratë e tij.
Muajin e kaluar edhe Bora Zemani reagoi me anë të një statusi në Instastory për të sqaruar një herë e mirë raportin që ka me Xharavinën.
“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.
Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat, shkroi ajo”.
Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina kanë qenë ndër më të përfolurit e ditëve të fundit për një lidhje të supozuar mes tyre.
Gjithçka kishte nisur kohë më parë kur Atdheu në një paraqitje kishte thënë se e preferuara e nënës së tij ishte Bora.
Tutje mediat dhe publiku janë munduar të bëjnë lidhjen në çdo detaj për të zbuluar nëse ka diçka mes tyre.
Pasi Atdheu tha se po të ishte konkurrente do të dilte me të Bora vendosi të thyej heshtjen dhe të flasë për gjendjen e saj si rrallë herë.
Në një bisedë me ndjekësit ajo ka treguar se është beqare madje është shprehur “100%” për të shuar çdo dyshim të mundshëm që dikush akoma mund ta ketë.