Policia e Lezhës ka arrestuar me qëllim ekstradimi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për 4 vepra të rënda penale të parashikuara në legjislacionin italian.
Në kudër të operacionit të koduar “Fundjava” në pranga u vu shtetasi Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.
“Bie në prangat e Policisë, 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.
Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.