“Futbollistët lanë zemrën në fushë”, Nuhiu pas ndeshjes: Më vjen keq për episodin e ndodhur

Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu, foli pas barazimin 1 me 1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku i skuadrës kryeqytetase deklaroi:

“Mua më takon pjesa taktike, dua të përgëzoj futbollistët për shpirtin e lojës. Mënyrë perfekte për sa i përket anës taktike. Më vjen keq për episodin e ndodhur, vlerësojeni vetë. Nuk dua të komentoj penalltitë apo arbitrat. Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë.

Normalisht e studiojmë kundërshtarin, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur Teutës, ishte sistemi që paraqitëm në fushë. Kjo më jep të drejtë, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment. Futbollistët ishin të kujdesshëm dhe e implementuan mirë sistemin, duke shfrytëzuar shpejtësinë, nga mënyra si mbuluan dhe si ishin të kujdesshëm, por edhe rikuperimet e topave”, u shpreh Ardian Nuhiu.

LEXO ME SHUME:Tirana jep shpresë në Durrës, por ndihet e vjedhur; arbitri Barjamaj i jep një dorë Teutës (video)

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës