Arbitrim me DY STANDARTE për Tiranën, në Ballsh Kridens Meta dha penallti, ndërhyrja e Abazaj-t ndaj Erzenit nuk u akordua 11-metërsh (DY MOMENTET)

Ndeshja e fundit mes Erzenit dhe Tiranës, që u zhvillua në “Niko Dovana”, ka pasur një moment që është diskutuar gjatë, ajo e minutës së 26-të. Futbollisti i Tiranës, Abazaj në një kontakt me mbrojtësin e Erzenit rrëzohet në zonë, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore, pavarësisht pretendimeve të bardhebluve për një 11-metërsh.


Pamjet tregojnë se 11-metërshi ekziston dhe shtyrja është shumë më e fortë se ajo e Behiratches në takimin që Tirana zhvilloi ndaj Bylisit, ku vendimi i Kridens Metës i hoqi titullin ekipit bardheblu.

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës