Ish-ministri i PD-së, Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin “Spotlight”, ka risjellë në kujtesë tensionet e ’97-ës me ish-liderin e PD-së, Sali Berishën.
“Ajo që kam thënë në ’97-ën, e kam thënë edhe në 2007-ën, kur kam qenë shef i kabinetit të kryeministrit Berisha. Siç erdhën ngjarjet, përgjegjësia kryesore ishte e Sali Berishës. Unë kam bërë një deklaratë ku kam kërkuar që Berisha të largohet si president i vendit. Besoj që ka qenë deklaratë e drejtë në atë kohë. Kam menduar kështu në vitin 2007, vijoj të mendoj edhe sot. Por, kjo nuk më ka ndaluar. U morëm vesh, sepse Sali Berisha, së pari, njohu gabimet e tij. Sepse, Sali Berisha, mirë ose keq, i qëndron fjalëve që thotë. Kaq. Fluksi në PD u krijua hap pas hapi dhe u krijua nga Berisha se nga brenda PD-së ka patur shumë rezistencë”, tha ish-ministri Imami.